A1 Report - Masakra e Korçes, Latollari ne burg: Jam penduar per vrasjet

Report TV 2015-08-21

Views 8

KORÇË - "Jam penduar për vrasjet që kam bërë". Këtë ka thënë para Gjykatës së Korçës, autori i vrasjes së katër personave në fshatin Gjonomadh, Bashkim Latollari. Pas dëshmisë, gjykata ka vendosur që ta lëjë në qeli, Latollarin, sipas kërkesës së bërë nga prokuroria.

Pasi ka dhënë dëshminë e tij dhe është dëgjuar edhe prokuroria, gjykata ka vendosur që ta lëjë në qeli, Latollarin, duke i dhënë masën e sigurisë "arrest me burg".

Në dëshminë e tij në sallën e gjyqi, Bashkim Latollari, nuk ka folur për vrasjen e çiftit Belimon dhe Danjela Meçollari, por vetëm atë të çiftit Metellari. "Nuk doja të vrisja Rexhepin, por vetëm Valentinën pasi është ajo e cila ma prishi lidhjen me Danjelën", ka thënë para gjykatës i akuzuari për vrasjen e katër personave në Korçë.

Gjithashtu ai ka kërkuar edhe që të bëhen analizat e djalit të çiftit Meçollari, djalit 4-vjeçar, pasi ai pretendon se është babai i vërtetë.

LATOLLARI I QETE PARA GJYKATES SE KORÇES
Gjatë shoqërimit në sallën e gjyqit ku do të njihet për masën e sigurisë, Bashkim Latollari ka qenë i qetë.

Gazetarja e A1 Report dhe Shqiptarja.com, Lediona Xheladini e cila është duke ndjekur seancën e masës së sigurisë, e përkshkruan vrasësin, Bashkim Latollari, të qetë dhe në fytyrë nuk ka shfaq ndonjë shenjë se mund të jetë penduar që u ka marrë jetën 4 personave.

Bashkim Letollari akuzohet për vrasjen e Belimor dhe Daniela Meçollari si dhe të Rexhep e Valentina Metellari. Ndërkaq, asnjë nga avokatët e caktuar nga gjykata nuk kanë pranuar që ta mbrojnë Latollarin. Mbrojtjen e tij e ka marrë përsipër kreu i Dhomës së Avokatisë së Korçës.

Share This Video


Download

  
Report form