A1 Report - Paloka: Të hënën protestë simbol para k/ministrisë për votat e Korçës

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE- Partia Demokratike do të zhvillojë të hënën një protestë simbol para kryeministrisë pas pamjeve të publikuara nga "Top Channel" për zgjedhjet në Korçë. Në një deklaratë për mediat para Kuvendit të Shqipërisë, deputeti i PD, Edi Paloka, i ka bërë thirje qytetarëve të reagojnë "për këtë akt të rëndë, pasu "Është për të ardhmen tonë, nuk është shaka e Ramës, nuk është për t'u zgërdhirë".

Ndërsa e ka quajtur "të papërpërgjeshme sjelljen e kryeministrit, që gjërat i merr thjesht me të qeshur".

"Në dje kërkuam që Parlamenti, dhe mazhoranca të mbante një qendrim lidhur me skandalin që ndodhi në Korçë. Sot ju u bëtë dëshmitarë të këtij qendrimi. Ju patë një kryeministër që zgërdhihej për votat në Vlorë, dhe 5 viktimat në Pogradec. Patë një kryeministër të papërgjegjshëm, që gjërat i merr thjesht me të qeshur. Ajo që ka ndodhur në Korçë është një sinjal alarmi për të gjithë, ne e thamë, nuk është se është diçka që nuk dihej, por tashmë u pa nga të gjithë. Ky është fundi i demokracisë, fundi i pluralizmit. Të hënën ne do të kemi një protestë simbol para kryeminsitrisë për këtë akt të rëndë, më tepër thirrje ndaj qytetarëve që të reagojnë për këtë akt të rëndë. Është për të ardhmen tonë, nuk është shaka e Ramës, nuk është për t'u zgërdhirë".

Share This Video


Download

  
Report form