KORCE- Në moshën 18-vjeçare, Nertil Mulla, nga fshati Dvoran i Korçës, mori rrugën e emigracionit drejt Greqisë, për të punuar e për gjetur një mundësi më të mirë jetese. Por fati i rezervonte një ngjarje të hidhur që do linte pasoja të mëdha në jetën e tij. Një aksident rrugor me motor, do të kishte pasoja të rënda për 27-vjeçarin. Akoma më fatale rezultuan pasojat e një operacioni që iu desh t'i nënshtrohej në Maqëdini për dëmtimet që kishte pësuar nës shtyllën kurrizore. Nga ky moment, Nertil Mullai, nuk do mundte për asnjë moment të lëvizte pa paterica.
E vetmja rreze shprese për të, është realizimi i një operacioni të dytë kirurgjikal në shtyllën kurrizore, i cili mund të realizohet në Gjermani, por për shkak të kostos shumë të madhe që ai ka dhe pamundësisë ekonomike të 27-vjeçarit, ai kërkon ndihmë.
Apelit për ndihmë i bashkohet edhe nëna e tij, Valentina, të cilës i është dashur ta rritë e vetme djalin e saj, pas divorcit nga bashkëshorti, në një kohë kur Nertili ishte ende i vogël.
Kanë qenë kushtet e vështira ekonomike dhe ëndrra për një jetë më të mira, shtysa që Nertili të provonte emigracionin, por me sa duket fati nuk ishte në anën e tij.
Si pasojë e aksidentit dhe më pas edhe të operacionit, Nertili lëviz vetëm me ndihmën e patericave, ndërsa sot për të ndizet një dritë jeshile.
27-vjeçari mund t'i nënshtrohet një ndërhyrje të dytë kirurgjikale në Gjermani, por për shka të kushteve të vështira ekonomike të familjes së tij, përballimi i kostots se operacionit është i pamundur. Ndaj Nertili apelon për ndihmë nga kushdo që ka mundësi t'i vijë në ndihmë, për t'i dhënë një mundësi atij për të ecur ashtu si më parë.
varfëria është një barrier që familja e tij nuk e përballon dot,ndaj Nertili ka një apel për këdo që ka mundësi ti vij në ndihmë.
Për këdo që ka mundësi të kontribuojë finaciarisht që operacioni i Nertilit të realizohet, pranë bankës "Raiffeisen" është hapur numri i llogarisë 0011023399.