A1 Report - Informaliteti në ekonomi, Cani: Operacionin e nisim nga VIP-at

Report TV 2015-08-28

Views 1

Ministri i Financave gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ka shpjeguzar se operacioni kundër informalitetit do të nisë nga kategoria e VIP-ave, e më pas do të shtrihet te bizneset e vogla. Ky aksion tha Cani do të na shërbejë edhe për të kuptuar realisht se sa është informaliteti në vend.

?Në operacionin që Qeveria do të nisë në shtator do të të përfshihen bizneset e mëdha VIP, ata të duhanit e karburanteve e deri tek bizneset më të vogla, si ai që zotëron një kontabilist apo një auditues. Se duhet ta themi, që këta persona janë ata që hartojnë ato bilancet e dyfishta, ndërmjetësit e informalitetit.?-u shpreh ministri Cani.

Ministri Cani u shpreh se ?Në Shqipëri ka aktualisht 100 mijë biznese aktive. Rreth 33% e biznesit është e pafiskalizuar dhe niveli i informaliteti është tek 50%. Ky aksion synon rritjen e të ardhurave që do të ndihmojë qeverinë në disa drejtime?.

Në vijim të fjalës se tij, Cani theksoi se ?1/3 e biznesit është e pa kristalizuar. Ky është një aksion si ai me energjinë, por ka specifikat e veta, që fillon me vetëdeklarimin, pasi fushata ka filluar herët në komunikim me biznesin, por vetëdeklarimi është baza. Kjo reformë ka filluar në nëntor me hartimin dhe miratimin e draftit, pasi është marrë mendimi i biznesit, por janë edhe faktorët ndërkombetarë si, FMN dhe Havardi, por si bazë ka ministrinë e Financave dhe institucionet e varësisë, si dhe ministrine e Ekonomisë dhe ate te Brendshme?.

?Në qëndër të këtij aksioni është biznesi i madh, por dhe bizneset e mesme dhe bizneset e vogla, duke filluar nga karburantet, duhani, por dhe biznesi i vogël me kuponin tatimor. Verifikimi do të nisë me konstatimin e kasës, kush lëshon kupon tatimor dhe verifikon nëse është apo jo me akcizë. Në këtë aksion do të jenë shumë njerëz të specializuar dhe rezultati i pritshmërisë parashikohet tek 430 milionë dollare. Kjo do të krijojë mundësi edhe për rritjen e pagave dhe pensioneve?, tha Cani.

Share This Video


Download

  
Report form