A1 Report - Barnat, Vokshi: Beqaj manipuloi tenderin, Beqaj: Shtuam 200 barna

Report TV 2015-08-22

Views 0

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka akuzuar Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj se ka shkelur ligjin duke modifikuar kriteret e tenderit për ilaçet. Duke bërë kështu, sipas demokrates ministri Beqaj i ka hapur rrugën hyrjes së ilaçeve të falsifikuara në interes të grupimeve farmaceutike pranë qeverisë dhe atyre që financuan fushatën e PS.

"Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka ndërhyrë në tenderin e ilaçeve, në kundërshtim flagrant me ligjin duke i hapur rrugën një abuzimi skandaloz me financat dhe me sigurinë e pacientëve shqiptarë, duke lejuar hyrjen në treg të ilaçeve të paautorizuara.

Me anë të shkresës me datë 21.03.2014, me anë të së cilës Ministri Beqaj, i ka hapur rrugën falsifikimit të ilaçeve dhe futjes së medikamenteve të rrezikshme për shëndetin, për të kënaqur interesat financiare të grupimeve të farmaceutikës që ndodhen pranë qeverisë dhe atyre që financuan fushatën rilindëse", u shpreh Vokshi.

Sipas Vokshit, kjo situatë e krijuar me tenderët e ilaçeve, i hap rrugën abuzimeve dhe kërcënon shëndetin publik.

"Modifikimi i kritereve të tenderit, me urdhër të Ministrit, në kundërshtim të hapur me dy nene të ligjit, është më e pakta vepër penale me pasoja të rënda në komunitet pasi shkatërron sigurinë e mjekimit.

Legjislacioni shqiptar e ka të parashikuar qartë rastin kur Ministri ndërhyn në këtë procedurë, dhe sipas ligjit kjo bëhet vetëm në raste katastrofash. E vetmja katastrofë aktualisht, është mënyra se si po qeveriset shëndetësia dhe spitalet në vend.

Në mundësinë më të parë që u jepet, ndërhyjnë në tender, shkelin ligjin, favorizojnë klientelën e tyre dhe vënë në rrezik shëndetin publik duke i hapur rrugën një abuzimi të paprecedent me ilaçet", tha deputetja e PD-së.

Share This Video


Download

  
Report form