A1 Report - Farmacive s'u ka shkuar vendimi zyrtar,i tregtojne barnat me TVSH

Report TV 2015-08-22

Views 4

TIRANE- Hyrja në fuqi e vendimit të qeverisë për heqjen e TVSH-së së barnave, ka krijuar konfuzion në tregun farmaceutik. Kjo pasi farmacitë ende nuk janë njohur me një udhëzim zyrtar për mënyrën e tregtimit të barnave të stokut. Kjo ka sjellë që disa farmaci t'i tregtojnë medikamentet me TVSH, ndërsa disa të tjera pa TVSH.

Ministria e Finacave na shpjegon se udhëzimi i ri tashmë është gati dhe sqarojnë paraprakisht se me çfarë çmimi duhet t'i shesin medikamentet.

Kështu sipas Udhëzimit të Ministrit të Financave, duke filluar nga data 1 prill 2014 të gjitha barnat e importuara dhe prodhuara në vend, të pajisura me pullën e kontrollit me çmimin me TVSH 10%, me qëllim për t'u tregtuar (shitur) që rezultojnë gjendje në subjekte farmaceutike deri më datë 31 mars 2014, do të aplikohet TVSH zero përqind në shitje, pavarësisht nga masa e TVSH që është e shënuar në pullë.

Sipas po këtij udhëzimi të gjithë tatimpaguesit farmaceutikë do të duhet të inventarizojnë gjendjen e stokut të tyre për barnat që mbajnë pullën e kontrollit me çmim me TVSH 10% dhe ta dorëzojnë në format elektronik ose të shkruar pranë administratave rajonale tatimore deri në datë 20 prill 2014.

Vlera e TVSH-së së mbartur nga barnat që janë stok deri më datë 31 Mars 2014, do të shuhet gradualisht në proceset e kreditimit dhe debitimit të TVSH-së", përfundon sqarimi i Ministrisë së Financave.

Share This Video


Download

  
Report form