Për gati 2 orë Kuvendi është përfshirë në debate, jashtë rendit të ditës, replika dhe kundëreplika për akuzat e ngritura këto ditë nga opozita për përdorimin e infrastrukturës ushtarake në trafikun e drogës.
Nga foltorja e Kuvendit, Ministria e Mbrotjes, Mimi Kodheli, tha se opozita nuk ka asnjë provë, dhe nuk ekziston asnjë fakt për përfshirjen e ushtrisë në trafikun e drogës.
Kodheli akuzoi opozitën se me këto shpifje kërkon të mbulojë dosjet e abuzimeve dhe i kërkoi kryeprokurorit të mos flejë gjumë por të hetojë këto akuza por edhe 3 dosjet që kanë lidhje me sigurinë kombëtare.
Në mbrotje të Kodhelit kanë dalë edhe Kryeministri Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta, të cilët thanë se po ngatërrohet procesi i disinsektimit të mushkonjave, aksion ky i marrë nga ministria e Shëndetësisë dhe se ato avionë nuk transportojnë drogë.
Nga ana e saj opozita vazhdon të këmbëngulë se ka prova të pakundërshtueshme që infrasktruktura ushtarake është përdorur për trafik droge dhe i kërkon qeverisë të tregojë a ka informacion dhe çfarë masash ka marrë.
Pas debatit prej gati dy orësh jashtë rendit të ditës, opozita u largua nga salla dhe kuvendi nisi punimet me rendin e ditës.