Kuvendi është përfshirë në replika të ashpra për akuzat e opozitës për përdorimin e infrasktrukturës ushtarake në trafik droge.
Kryeministri Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta thotë se po ngatërrohet procesi i disinsektimit të mushkonjave, aksion ky i marrë nga ministria e Shëndetësisë dhe se ato avionë nuk transportojnë drogë.
Opozita vazhdon të këmbëngulë se ka prova të pakundërshtueshme që infrasktruktura ushtarake është përdorur për trafik droge dhe i kërkon qeverisë të tregojë a ka informacion dhe çfarë masash ka marrë.
Pas debatit prej gati dy orësh jashtë rendit të ditës, opozita u largua nga salla dhe kuvendi nisi punimet me rendin e ditës.