Edi Rama mbrojti në Parlament rezolutën e socialistëve për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit, për shkelje të Kushtetutës me dekretin e tij për anulimin e zgjedhjeve lokale. Kryeministri tha se qëllimi i vërtetë i këtij vendimi, që sipas tij e ka bërë Ilir Metën bashkë me Sali Berishën, nuk është të pengojë zgjedhjet lokale.
Kryeministri thotë se në planin e Metës e Berishës, që fshihen pas Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit, është pengimi i reformës në drejtësi. Sipas tij, ata do të jenë edhe viktimat e parë kur ajo të nisë të funksionojë realisht.
Rama jep dhe arsyet përse është i vendosur për ta penguar këtë plan.
"Meqë bëhet një përpjekje e madhe për të m'i faturuar mua zgjedhjet pa kundërshtar duke e trajtuar si pasojë të kokëfortësisë, madje deri edhe të një qëllimi të fshehtë për të provokuar një konflikt civil. Çfarë interesi vetjak kam unë që të jem kaq i patundur nga bindja se kjo s'është koha për asnjë kompromis por është koha për fushatë dhe zgjedhje në 30 Qershor? Këto zgjedhje janë vendore. Pse jemi të detyruar ta provojmë zgjedhjen fatale të gabuar të kundërshtarëve tanë për të na lënë me një kandidat në pjesën më të madhe të bashkive të vendit. Duke shkuar në zgjedhjet e 30 Qershorit me këtë dhimbje koke ne që nuk garantojmë dot larminë e plotë pluraliste të produktit të zgjedhjeve. Me shumë gjasa produkti i këtyre zgjedhjet do të jetë hartë elektorale thuajse 100% e purpurt. Por kjo nuk do të ndodhë sepse ne jemi që nuk na pëlqen që të ketë garë në çdo bashki. Nuk është plani ynë ky. Ky është plani i tyre dhe ne nuk kemi në dorë përveç se ta pranojmë realitetin siç është duke mos rënë në kurthin e dritëshkurtësisë fatale se qëndrimi në proces na bën bashkëfajtor me ta. Ne jemi thjesht viktimë e zgjedhjes së lirë të kundërshtarëve tanë për të braktisur garën. Akti i Ilir Metës është prova më ulëritëse e lepurit që fle në barkun e frikës jo vetëm nga zgjedhjet por edhe nga drejtësia. Jemi të detyruar të marrim këtë kosto. Zgjedhje të 30 Qershorit pa ata janë e keqja më e vogël. Ndërsa shtyrja e këtyre zgjedhjeve do të ishte një e keqe e madhe me efekt të zgjatur mbi Shqipërinë".
Kryeministri ironizon vendimin e Presidentit, teksa thotë se ka shpikur një nocion kushtetues të panjohur më parë me dekretin e tij të ri. U mor gjatë me analizimin e karrierës politike të Ilir Metës dhe filozofisë se e ka drejtuar gjatë saj dhe tha se ai është problemi i vetvetes.
"E pyes veten çfarë kërkon Meta nga Shqipëria? Kujt i ka bërë Shqipëria më shumë ndere sasa këtij njeriu, të cilin pa mbushur ende 50 vjeç e ka bërë si askënd tjetër edhe Kryeministër edhe Kryetar Kuvendi dhe President? Kujt më shumë se Ilir Metës i janë falur, hilet, e skandalet dhe i është dhënë mundësia të rilindë, i kthjelluar dhe i burrëruar. Kujt përpara Ilir Metës i takon të pyesë veten çfarë mund të bëjë që t'ja laj sadopak Shqipërisë detin me borxhe që u ka"?
Kryeministri shpjegoi edhe arsyet përse e kishte, votuar Metën për President dhe pse tani a...