Është e vështirë për tu ndërtuar, pasi është një varkë që ka shumë pjesë. Duhet të dish si t'i montosh këto pjesë, sepse një diferencë e vogël bën që varka të mos ndërtohet siç duhet dhe natyrisht duke mos qenë e madhe, çdo detaj është i rëndësishëm. Tradita Veneciane është e trashëguar në shekuj dhe fatmirësisht se kemi humbur.
Është e rëndësishme kjo nisëm sepse të kujtosh historinë, pikërisht atë antike është e lehtë nëse ka vullnet. Të rikuperosh atë që gjithmonë është bërë dhe mund të bëhet nuk është me histori, por tradita jonë që vazhdon. Prandaj duhet rikuperuar çdo gjë antike, e bërë me duar. Njerëzit janë kurioz sepse të shohësh një varkë të montuar është e bukur, por të kuptosh si është ndërtuar, kjo të ngjall interes, sepse mëson si lind nga fillimi e deri në përfundim një mjet i tillë.
Gjërat e vogla të përbashkëta sjellin bashkëpunime më të mëdha, prandaj duke ruajtur historinë tonë që është e lidhur shumë herët, kontribuojmë për ta çuar më tej në të ardhmen, e për ta bërë më solide.