VLORË - Brenda pak minutash rreth orës 15:00 INUK shembi me lëndë plasëse një ndërtesë.
Në mëngjes, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, (INUK) njoftoi se, gjatë ditës së sotme do të shembet me shpërthim të kontrolluar rreth orës 15:00, objekti 4-katësh në Dhërmi.
Ndërkohë ka filluar puna e INUK me shembjen e disa kabinave pa leje prej druri.
Po ashtu ka filluar procesi për shembjen e hotelit ku janë hapur rreth 450 gropa në katër katet e objektit, ndërsa sasia e eksplozivit është 450 kg .
Aksioni i nisur para 2 ditësh do të finalizohet sot pasi Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar u la kohë pronarëve të objektit të zhvendosnin materialet.
Kreu i INUK Zyhdi Dajti, i cili ndodhet në Dhërmi ka deklaruar se "i gjithë brezi i parë i plazhit do të çlirohet nga ndërtimet që e kanë zaptuar". Objekti që do të prishet sot ndodhet në brezin e parë të rërës, buzë detit, pa leje dhe pa dokumenta pronësie.