TIRANË - Sistemi i drejtësisë në Shqipëri është në parametra shqetësues, ku gjykatat në të tre shkallët e tyre dhe pse duhet t'i shërbejnë qytetarëve, me vonesat që krijojnë në zbardhjen e vendimeve krijojnë padrejtësi. Ky është përfundimi i studimit për vonesat e vendimeve gjyqësore të realizuar nga Qendra për Çështetjet e Informimit Publik.
Nga studimi rezulton se qytetarët presin me vite për marrjen e një vendimi, ndërsa në Gjykatën e Lartë ku është gjykuar për moszbardhje vendimi, gjykatësi i Durrësit Neritan Tabaku kjo gjykatë dhe vetë ka shkelur afatet për zbardhjen e vendimit.
Veç konstatimeve në gjetjen për vonesat e shpalljes së vendimeve, studimi sjell dhe një sërë rekomandimesh ku për piramidën e gjyqësorit, siç konsiderohet Gjykata e Lartë shihet me vend që kjo gjykatë të kontrollohet qoftë edhe nga Parlamenti pasi aktualisht është intitucion i cili qëndron jashtë llogaridhënies për çdo veprimtari të saj.
Në prezantimin e raportit në hotel "Rogner" për disa muaj të vitit 2013, drejtori i INFOCIP, Gerti Shella tha se fenomeni i vonesave nuk është vetëm shqiptar por edhe një fenomen Europian. Kreu i INFOCIP i bëri thirrje Ministrisë së Drejtësisë të marr masa që të shkurtojë proceset e tej zgjatura gjyqësore dhe përpunimi i tyre sipas ligjit.
Raporti është rezultat i një studimi disa mujor për Gjykatën e Tiranës, Gjykata e Apelit, Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese. Periudha e studimit nuk është e njëjtë për të gjithë gjykatat por ajo varion nga 3 muaj deri në 1 vit për Apelin.