A1 Report - Kushtetuesja shtyn zbardhjen e Aktit Normativ ne pranvere

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE- Gjykata Kushtetuese pritet të shtyjë pa limit zbardhjen e vendimit për rrëzimin e Aktit Normativ të qeverisë që kërkonte hyrjen në fuqi të ligjit për "Nëpunësin Civil" më 1 prill të 2014. Vetëm pak ditë para vendimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, vendim që e shtyu atë për në qershor të vitit 2014, Kushtetuesja me nxitim i dha përgjigjie pozitive kërkesës së bërë nga ana e PD për rrëzimin e Aktit Normativ. Por vendimi nuk u dha në mënyrë zyrtare, duke lënë të gjitha palët në pritje të zbardhjes së tij dhe motiveve të rrëzimit dhe se çfarë do të bëhet me të gjitha aktet e realizuar deri më tani, kur është operuar me ligjin e vjetër për administratën publike.

Burime nga Gjykata Kushtetuese bëjnë me dije se ende nuk është precizuar se kur do zbardhet në detaje vendimi për rrëzimin e aktit normativ të qeverisë për statusin e nëpunësit civil, por duke shfrytëzuar dhe referencat ligjore, që zbardhja nuk ka limit kohor, bëhet e ditur se ai pritet të zbardhet diku nga fundi i muajit mars dhe fillimi i muajit prill. Çka do të thotë se nuk do ndikojë shumë në ecurinë e reformës institucionale dhe në administratën publike nga ana e qeverisë shqiptare, aq e kërkuar dhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht ata të BE, që përkundër akuzave të opozitës së djathtë qe e cilësonin aktin normativ si një pengesë për marrjen e statusit, as që e përmendën atë në raportin përfundimtar e debatin e organizuar si në Parlamentin Evropian ashtu në deklaratat madje dhe të vendeve që kërkuan shtyrjen e statusin për në qershor 2014.

Ndërsa deri në zbardhjen e vendimit të Kushtetueses që rrëzoi aktin normativ dhe hyrjen e tij në fuqi me botimin në fletoren zyrtare, qeveria ka kohë në dizpozicion për të miratuar aktet nënligjore në funksion të implementimit të ligjit të ri që gjithsesi s'pritet të ketë afekte prapavepruese për të ndikuar tek administrata publike.

Share This Video


Download

  
Report form