A1 Report - Nëpunësi civil, Bashkim Dedja votoi pro aktit normativ

Report TV 2015-08-21

Views 5

TIRANE- Gjykata Kushtetuese zbardhi sot vendimin e argumentuar pse e quajti antikushtetues aktin normative të qeverisë për "Nënpunësin Civil" dhe mori vendim për rrëzimin e tij.

Vendimi i zbardhur përbëhet nga 41 faqe.5 gjyqtarë kanë votuar pro rrëzimit të aktit normativ pasi cënon parimin e ndarjes dhe balancimit midis pushteteve.

Ndërsa 4 gjyqtarë të pakicës kanë dhënë votën pro variantit të qeverisë Rama dhe kanë argumentuar arsyet pse. Mes tyre ka qenë edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, i cili në dhjetorin e kaluar u rikonfirmua nga Parlamenti në krye të kësaj gjykate. Pro këtij variant kanë qenë edhe gjykatësit Sokol Berberi,Fatos Lulo e Besnik Imeraj.

Ndërsa pro vendimit i cili konsiderohet si beteja e parë e fituar nga opozita kanë votuar 5 gjyqtarë. Kundër aktit normativ kanë qenë relatorja e çështjes Vitore Tusha e gjykatësit Gani Dizdari, Vladimir Kristo, Fatmir Hoxha e Altina Xhoxhaj.

Shumica në Kushtetuese vlerëson se çdo ndryshim që mund t'i bëhet ligjit "Për nëpunësin civil" në tërësi, ose dispozitave të veçanta të tij, nuk mund të arrihet nëpërmjet një ligji të thjeshtë, siç ka ndodhur në rastin konkret, por nëpërmjet një ligji të cilësuar, të miratuar në një procedurë normale nga Kuvendi, me të paktën tri të pestat e të gjithë anëtarëve të tij.

"Ndryshimet që mund t'u bëhen ligjeve të miratuara me shumicë të cilësuar ose dispozitave të veçanta të tyre nuk mund të arrihen nëpërmjet një ligji të thjeshtë, por nëpërmjet një ligji që do të kërkonte sërish të paktën tri të pestat e deputetëve."- thuhet në vendimin e arsyetuar.

"Shumica ka arritur në konkluzionin se Këshilli i Ministrave (KM) nuk mund të ndërhyjë me akte normative me fuqinë e ligjit në ato fusha, rregullimi i të cilave, expressis verbis, përbën kompetencë ekskluzive të Kuvendit..

Është e qartë se kjo situatë ishte parashikuar edhe nga KM-ja e mëparshme, e cila kishte evidentuar nevojën për caktimin e këtyre afateve kohore. Gjithashtu, shumica nuk i ka dhënë përgjigje pretendimit të kërkuesit se KM-ja, në rastin konkret, nuk ka respektuar kërkesat që burojnë nga neni 101 i Kushtetutës, lidhur me nevojën dhe urgjencën për nxjerrjen e aktit normativ. Ajo është mjaftuar me parashtrimin e standardeve të vendosura nga jurisprudenca e saj, si dhe nga jurisprudenca kushtetuese italiane e spanjolle, pa vlerësuar nëse janë plotësuar në rastin konkret kushtet e nevojës dhe urgjencës për nxjerrjen e aktit normativ nr. 5/2013.

Si përfundim, për sa më lart, ndryshe nga shumica, çmojmë se pretendimi i kërkuesit është i pabazuar, ndaj kërkesa e paraqitur prej tij duhej rrëzuar. "-përfundon vendimi

Share This Video


Download

  
Report form