A1 Report - Tabaku: Akti normativ thellon krizën Zgjidhja e ekonomisë vetëm PD

Report TV 2015-08-22

Views 2

TIRANE - Akti i Normativ i miratuar në fshehtësi të plotë nga qeveria, ka vulosur uljen me rreth 25 miliardë lekë të shpenzimeve qeveritare. Ka qenë kjo kryefjala e deputetes se djathtë Jorida Tabaku, mbajtur sot nga foltorja e selisë blu.

Sipas saj ulje investimesh do të ketë në të gjithë sektorët siç janë, shëndetësia, bujqësia, ujësjellësa dhe kanalizime dhe infrastruktura rrugore.

?Buxheti i ri do të zvogëlojë me 2.67 miliardë lekë (18%) investimet në ujësjellësa dhe kanalizime, sikundër do të shkurtojë me 1.79 miliardë lekë (8.7%) investimet në infrastrukturën rrugore. Sektori prioritar i bujqësisë, që këtë vit duhet të pësonte një rritje, do të ketë 520 milionë lekë, 26% më pak investime për një nga sektorët që aq shumë përzemër e kishin si mazhorancë. Ndryshe nga se propagandon qeveria se rishikimet nuk prekin prioritetet e kësaj mazhorance, akti normativ do të prekë në mënyrë të drejtë për drejtë, duke përgjysmuar me 50% fondin e investimeve në fushën e shëndetësisë. Duke e ulur këtë fond nga 18 miliardë lekë në 9 miliardë lekë. Investimet në fushën e arsimit, një tjetër prioritet i qeverisë në kontratën me shqiptarët, do të shkurtohen me 36% apo 1.3 miliardë lekë më pak për investime për të rinjtë dhe të rejat në fushën e edukimit. Si edhe ka vendosur që të ulë me 200 milionë lekë pagesën e papunësisë, edhe pse shqiptarët të papunë janë më shumë se sa një vit më parë?, - tha Tabaku

Sakaq, Tabaku tha edhe një herë tjetër, se me taksën e sheshtë prej 9% Partia Demokratike kërkon që të rigjallërojë ekonominë e vendit.

?Për këtë arsye alternativa e propozuar nga ne, alternativa e taksës së sheshtë 9% do të sjellë frymëmarrje për ekonominë, duke i dhënë mundësi biznesit të rigjenerohet nga këto dy vite krize e do ta bëjë Shqipërinë përsëri konkurruese në rajon?, deklaroi më tej deputetja e PD-së.

Share This Video


Download

  
Report form