"Ngrirja" e çmimit të energjisë,Konfindustria: Hapi i parë drejt një politike të moralshme

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Konfindustria mbeshtet projekt rezoluten e miratuar nga deputetet e te gjithe perkatesive partiake ne Komisionin e Veprimtarive Prodhuese per mosrritjen e çmimit te energjise elektrike nga Enti Rregullator i Energjise ne kushtet e humbjeve te renda financiare, qe tejkalojne gjysmen e prodhimit te pergjithshem.
Përmes një deklarate për mediat, Konfindustria thekson se miratimi i rezolutes nga Kuvendi i Shqiperise do te ishte hapi i pare drejt kthimit drejt nje politike te arsyeshme dhe te moralshme te qeverise, qe tejkalon sektorin e energjise dhe duhet te perfshije gjithe ekonomine kombetare, qe shfaqet sot me shmangie teresore fiskale deri ne 50% te PPB.
Konfindustria vlereson, se rritja e te ardhurave per operatorin e shperndarjes se energjise/CEZ sh.a mund te jete i mundur vetem nga miradministrimi i sistemit pa rritje cmimi per konsumatoret. Ne rast te kundert cdo rritje cmimi ne kushtet e nje sistemi administrimi te dobet do te shtonte trysnine per mospagese nga qytetaret dhe bizneset, por gjithashtu edhe do te penalizonte rende pikerisht shtresat e shoqerise shqiptare, qe respektojne ligjin.
Ne rast te rritjes se cmimit te energjise elektrike gjendja do te ishte mjaft e renduar vecanerisht per industrite e rregullta me ligjin jo vetem per shkak te rritjes se kostove te prodhimit, por njekohesisht edhe te prishjes se rregullave te konkurences nga subjektet abuzues.
Konfindustria ne menyre te vazhdueshme ka kerkuar nga ekzekutivi, qe paketat fiskale sikurse ne rastin e marreveshjes se fundit me FMN, si parim duhet te mbeshten ne rritjen e te ardhurave buxhetore nepermjet mireadministrimit te sistemit me taksa te ulta dhe ne asnje menyre ne rritjen e barres fiskale per qytetaret dhe bizneset, qe punojne ne kushtet e tregjeve te hapura.
Kuvendi i "lidh" duart ERE-s, ndalohet rritja e çmimit të energjisë
Me 9 prill, Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese i vuri fre rritjes së çmimit të energjisë elektrike deri në momentin që do të rriten arkëtimet dhe do ulen ndjeshëm humbjet.Kjo është bërë nëpërmjet një projekt rezolute të miratuar sot me konsensus nga deputetët.
Kreu i këtij komisioni, Eduard Shalsi, iu drejtua Entit Rregullator të Energjisë elektrike me një kërkesë zyrtare në lidhje me këtë çështje.
"ERE nuk do të marrë asnjë vendim për rritjen e çmimit të energjisë deri në momentin që të ulë humbjet në një nivel të pranueshëm dhe të rrisë arkëtimet. Qytetarët e ndershëm nuk kanë pse të pësojnë për ata që nuk pse paguajnë energjinë elektrike " tha Shalsi.
Një ndër kërkesat e tjera të kësaj rezolute ishte edhe rishikimi i faturimit aforfe nga ERE.
Kjo projekt rezolute është përkrahuar si nga opozita po ashtu dhe nga mazhoranca. Tashmë i mbetet që të marrë edhe "OK" në Parlament për të hyrë në fuqi.

Share This Video


Download

  
Report form