Fuqia e Internet of Things, teknologjia që po revolucionalizon botën, vjen në tregun shqiptar për klientët dhe bizneset nëpërmjet Vodafone. Ky vizion i së ardhmes emocionuese është prezantuar pasditen e së mërkurës, në një event të madh, ku Vodafone zbuloi përkushtimin dhe planet e investimit, për të realizuar suksesshëm në Shqipëri vizionin e shoqërisë së Internetit (Gigabit Society).
E përkthyer në produkte e shërbime konkrete, Internet of Things është shndërruar në një forcë lëvizëse për zhvillimin e qyteteve inteligjente, vendeve të punës dhe infrastrukturës, eficensës operacionale të bizneseve etj. Dhe kur bëhet fjalë për inovacion, Vodafone është gjithnjë në pararojë.
?Internet of Things do t?i japë një tjetër dimension mënyrës si kemi jetuar dhe punuar deri më tani. Sot po ju prezantojmë produkte dhe shërbime që do të lehtësojnë përditshmërinë dhe do të ndihmojnë klientët tanë të përkujdesen për sigurinë e njerëzve të dashur, të kenë kontroll të gjërave të rëndësishme për ta, të rrisin eficensën e biznesit etj. E ardhmja fillon sot me Connected nga Vodafone, por nuk ndal këtu, pasi jemi tepër entuziastë për të sjellë pranë konsumatorit shqiptar ekspertizën e Vodafone si kompania celulare lider botëror në IoT dhe të bëjmë maksimumin gjatë rrugëtimit drejt revolucionit botëror dixhital?, - u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Z. Achilleas Kanaris.