Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Debate të forta në emisionin ?Ekopolitikë? të gazetares Aurora Sulçe ku është diskutuar për gjëndjen në sektorin e energjisë. Pas deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama se po shkohet drejt uljes së çmimit të energjisë, uljes së TVSH-së dhe heqjes së faturimit aforfe.
Për herë të parë zv/ministri i Energjisë Ilir Bejtja deklaron se ?ulja e çmimit për familjarët do të bëhet në 2018 ndërsa nga janari i vitit të ardhshëm do të ketë ulje të tarifave për biznesnet?
Ilir Bejtja: Për këto tre vitet e fundit, pra nga 2014 deri në 2017 nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike. Ulje do të ketë pasi në të kemi garantuar cilësinë e furnizimit, transmetimin e saj në kohë, sigurinë e furnizimit dhe të kemi kapur standardet që e rendisin kompaninë në një kompani që nuk gjeneron risk te ri. Në programin ekonomik është parashikuar që ne të fillojmë të kemi ulje të tarifave pas vitit 2018. Por duke pasur parasysh se kemi ecur shumë mirë, mund të mendohet që vitin e ardhshëm, nga janari mund të mendojmë që në nivele të ndryshme tensioni, aty ku ne kemi investuar më shumë, ku është edhe me i stabilizuar rrjeti të kemi edhe ulje. Aplikimi për ulje tarifash do të mund të fillojë në fund të 2017. Për 2017 ne nuk do të aplikojmë për tarifa në rritje?
Adrian Çela: Duhet të presim dhejtorin për aplikimin tonë për tarifat për të mësuar se për kë kategori tarifat do të ulen.
Kreu i OSHEE-së u përgjigj edhe për akuzat e opozitës për abuzime me tenderat dhe fondet duke deklaruar se gjithçka është transparente dhe në tendera po përzgjidhen kompani që garantojnë realizimin e projekteve.
Çela shpjegoi dhe konfliktin me rreth 1 mijë biznese që pretendojnë se po furnizohen nga tensioni i ulët duke u faturuar me 14 lekë për kilovat orë nga 11 lekë që duhet të jetë tarifa për faturim të tyre nga tensioni i mesëm. Sipas Çelës çështjet po zgjidhen në gjykatë dhe bizneset kanë abuzuar.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/ekonomi/ilir-bejtja-ulje-te-cmimit-te-energjise-per-familjaret-do-te-kete-ne-vitin-2018/