A1 Report - Dhermi, 4-kateshi drejt shembjes, pronaret sulm gazetares A1 Report

Report TV 2015-08-22

Views 3

DHERMI- Hoteli 4-katësh i ndërtuar në kundërshtim me ligjin, pritet të prishet të dielën me tritol në Dhërmi nga INUK, pasi trualli i përket pronës publike, e cila është tjetërsuar.

Punonjës të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe forcat xheniere të ushtrisë kanë mbërritur sot në Dhërmi dhe kanë nisur punën për hapjen e gropave ku do vendoset sasia e tritolit. Ndërkaq pronarët e godinës kanë goditur me gurë në drejtim të gazetares të A1 Report, Jerola Ziaj, në momentin në të cilën ajo po filmonte.

Të zotët e godinës ndodhen brenda ndërtesës dhe nuk pranojnë të dalin jashtë, ndërsa pronari i saj mësohet së është nisur drejt Vlorës për të bërë kallëzim penal karshi INUK për shembjen të paligjshme të ndërtesës.

Bëhet fjalë për një hotel të ndërtuar nga kryeplaku i fshatit të Dhërmiut, Gjik Stramarku, i cili në bashkëpunim me ish- regjistruesin e hipotekës së Vlorës, Eduart Dervishi ka tjetërsuar pronën publike, duke përfituar 1600 metra katrorë plazh në vijën bregdetare të këtij fshati.

Gjatë ditës së djeshme, u publikua edhe kallëzimi në Prokurorinë e Vlorës, i bërë nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pranë Kryeministrit për ish-kryeplakun Gjik Stramarku dhe bashkëpunëtorit, Eduart Dervishit.

Share This Video


Download

  
Report form