A1 Report - Çuçi-Arvizu: Reforma territoriale sjell përmirësimin e shërbimeve

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE - Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, në bashkëpunim me programin e USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore, prezantuan sot në pallatin e Kongreseve në Tiranë procesin për hartimin e Strategjisë së re Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore.

Gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet, Ministri Çuçi vlerësoi strategjine si hap të parë drejt decentralizimit të pushtetit vendor. "Në kuadër të reformimit të qeverisjes vendore, reforma e decentralizmin është thelbësore", theksoi ministri.

Sipas tij, pavarësia e pushtetit vendor, është mënyra më mirë për ta shndërruar atë në promotor të zhvillimit dhe për ta bërë më eficent në ofrimin inovativ të shërbimeve publike.

"Qeveria nëpërmjet kësaj strategjie, synon t'i japë fund një sistemi jo funksional të qeverisjes vendore dhe t'i shërbejë modernizimit të shtetit", tha Çuçi.

I pranishëm në këtë aktivitet, Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu, vlerësoi reformën administrativo-territoriale të lidhur ngushtësisht me reformat e tjera që do ndërmerren në funksion të zhvillimit shumëdimensional të vendit.

Sipas kryedipliomatit amerikan, decentralizimi i qeverisjes vendore dhe reforma administrativo-territoriale do të mund të prodhojnë një qeverisje më të përgjegjshme ndaj kërkesave dhe interesave të qytetarëve.

Share This Video


Download

  
Report form