KORCE-Ambasadori i SHBA-së vlerëson si një projekt të rëndësishëm reformën territorial për të cilën SHBA-të do të japin ndihmën e tyre.
"Do të ndihmojnë Shqipërinë për reformën territorial. Për këtë Parlamenti ka krijuar një komisionin që të arrihet me konsensus konsolidimi i njësive vendore. Ky është një projekt i rëndësishëm për Shqipërinë dhe shpresoj të realizohet"- tha ai.
Ambasadori i SHBA-së ishte sot në Korçë për të zhvilluar një takim me një grup përfaqësuesish të OJQ-ve. Ai vlerësoi rolin e shoqërisë civile dhe shtoi se SHBA " do të mbështesë
gjithmonë në projektet madhore që do të realizohen në Shqipëri.