A1 Report - Ekskluzive, Vila e Fatbardh Plakut u godit me predhë,ja pamjet e A1Report

Report TV 2015-08-22

Views 4

TIRANË -A1 Report siguron pamjet ekskluzive të sulmit të banesës së kryekomunarit të Farkës, Fatbardh Plakut.

Pamjet filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e goditjes së predhës drejt vilës tre katëshe të Fatbardh Plakut.

Kryetari i komunës Farkë Fatbardh Plaku, në një prononcim për A1 Report deklaron se drejt vilës së tij është qëlluar me antitank, dhe nuk ka pasur shpërthim eksplozivi.

"Muri është qëlluar me antitank nga oborri i xhamisë që ndodhet përballë. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja e gjithë familja ka qenë në banesë në katin e dytë të saj", ka thënë Plaku për A1 Report.

Për policinë ngjarja e ndodhur rreth orës 02:40 pas mesnate duke u gdhirë dita e sotme (e martë 25 mars), në Farkë të Vogël, (periferi e Tiranës) është shpërthim, dhe lënda shpërthyes është vendosur në murin rrethues.

Gazetari i TV A1 Report, Arsen Rusta, i cili shkoi pranë banesës, ku ndodhi shpërthimi, mësoi se sasia e eksplozivit, rreth 50-100 gram ishte hedhur nga jashtë murit rrethues të vilës në brendësi të oborrit.

Por disa orë më pas, kreu i Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku në një prononcim telefonik për A1 Report deklaroi se banesa e tij ishte qëlluar me antitank.

Fatmirësisht nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale, dhe nuk ka dëmtuar asnjë prej pjesëtarëve të familjes Plaku, të cilët në atë orë kanë qenë në gjumë.

Policia dhe prokuroria e Tiranës kanë ngritur një grup të zgjeruar hetimor ku janë përfshirë edhe oficerët antiterror.

Share This Video


Download

  
Report form