A1 Report - Fier, ja pamjet e makines me te cilen u grabit menaxheri i ETC

Report TV 2015-08-22

Views 6

FIER - A1 Report sjell një video të kamerave të sigurisë së qëndrës tregtare ETC në Fier, ku tre ditë më parë u grabit në kërcënimin e armëve menaxheri i kësaj qendre, të cilit iu morën 3 milionë lekë të reja.

Në video dallohet qartë makina tip Fiat Punto ngjyrë e bardhë, me të cilën u realizua grabitja, e cila vjen në parkingun e qendrës tregtare.

Pamjet shfaqin momentin kur autorët e grabitjes qëndrojnë në automjet në parkimin e qendrës tregtare, dhe gjatë minutave të siguruara nga A1 REPROT nga kamerat e sigurisë, ata nuk kanë dalë për asnjë moment nga makina.

Autorët e grabitjes Ermal Shkëmbi, Amarildo Hyqmeti Qelik Kapaj pasi kanë finalizuar "misionin" e tyre janë larguar, ndërsa më pas makinën tip Fiat e kanë djegur në periferi të qytetit, teksa A1 Report sjellë edhe pamjet e automejtit pasi ishte shkrumbuar nga flakët.

Burime pranë policisë së Fierit bëjnë me dije së makina tip Fiat rezulton të jetë e vjedhur, ndërsa pasi kanë djegur makinën tre grabitësit kanë lëvizur me nje tjetër mjet.

Ndërkohë dy prej autorëve të grabitjes janë prangosur nga policia mëngjesin e së ejntes, ndërsa është shpallur në kërkim një bashkëpunëtor i tyre.

Të arrestuarit janë Ermal Shkëmbi 30 vjec nga kryeqyteti dhe Amarildo Hyqmeti 26 vjeca nga Fieri, ndërsa është shpallur në kërkim shoku i tyre Qelik Kapaj.

Burime pranë policisë së Fierit bëjne me dije se identifikimi i tyre është bërë i mundur falë kamerave të sigurisë të qëndrës tregtare.

Tre netë më pare tre grabitësit i grabitën shumën prej 3 milionë lekësh të reja një prej menaxherëve të qëndrës tregtre ETC në metropolin jugor.

Share This Video


Download

  
Report form