TIRANE - Një autobus urban i linjës së kinostudios në Tiranë është përfshirë nga flakët duke ngjallur panik tek udhëtarët, por edhe kalimtarët që ndodheshin pranë.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e të mërkurës, në rrugën e Dibrës, pranë Medresesë. A1Report ka siguar pamjet ekskluzive të një kamera amatore të asaj që ka ndodhur. Autobusi "firzamonikë" që është nga autobusët e rinj që u blenë kur u privatizua shërbimi urbanë I Linjës Kombinat-Kinostudio.
Në video duket që autobusi është përfshirë nga flakët në pjesën e pasme, aty ku ndodhet dhe motorri sapo ka dalë nga stacioni. Pasagjerët kanë zbritur menjëherë, ndërsa fillimisht duket shoferi që tenton ta shuajë me mjete rrethanore dhe më pas një person tjetër që përdor fikse zjarri. Kjo e fundit ka mundur të shuaj flakët, ndërsa shullunga të shumta tymi kanë mbushur autobusin dhe janë çliruar në ambjent.
Shkak dyshohet të jetë tejnxehja e motorrit për shkak të ndodnjë problemi në sistemin ftohës dhe ndonjë defect në qarkun elektrik të mjetit.
Siguria dhe marrja fiktive e akteve të sigurimit teknik për autobusët urban, është folur shpesh si një problematikë që rrezikon sigurinë rrugore në kryeqytet dhe rrethe të tjera të vendit.