A1 Report - Radikalët myslimanë, Nishani takon Llallën dhe Ajazin

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANË- Ka përfunduar takimi i Presidentit Bujar Nishani me kreun e SHISH, Visho Ajazi Lika dhe me Kryeprokurorin Adriatik Llalla, për të marrë më shumë informacione për situatën e grupeve radikale shqiptare që shkojnë të luftojnë në Siri. Takimi nisi në orën 11:00 në Presidencë dhe përfundoi një orë më pas. Takimi kishte për qëllim informimin mbi goditjen e veprimtarisë së grupeve radikale për dërgimin e qytetarëve shqiptarë në luftën e Sirisë. Krahas Ajazit dhe Llalës, Nishani kihste ftuar në këtë takim edhe kryeprokurorin e Krimeve të Rënda, Eugen Beci.

Por ajo që bie në sy, është fakti se kreu i shtetit nuk ka ftuar në këtë takim Artan Didin, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Kësisoj ky takim mund të cilësohet edhe si një shfaqje politike, pasi edhe kreu i policisë është një ndër personat i cili ka informacione për grupet radikale islamike që operojnë në Shqipëri.

Vetëm pak ditë më parë, kreu i shtetit zhvilloi një takim me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, si edhe kreun e SHISH, Visho Ajazi Lika. Kësisoj, në takimin u zhvillua sot, duket se Nishani kërkon që t'i dalë në mbrojtje Ajazit, pasi që prej disa ditësh ai është nën sulmet e mazhorancës, pasi nuk ka certifikatë sigurie.

Share This Video


Download

  
Report form