A1 Report - MF nis demshpërblimin financiar i ish-te përndjekurve politike

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANË- Ish-të përndjekurit politikë të nisin të dëmshpërblehen financiarisht nga shteti. Ashtu siç kishte premtuar, qeveria "Rama" do të nis dëmshpërblimin financiar të ish-të përndjekurve politik të regjimit komunist dhe shlyerjen e këtij detyrimi të mbartur edhe për ata, që nuk kanë arritur të përfitojnë asnjë këst deri tani.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Financave e cila gjatë ditës së sotme ka bërë publike edhe listën me 3405 emrat e personave që do të mund të përfitojnë nga dëmshpërblimi që do të japë qeveria për ta.

Në listë ndodhen emrat e atyre të përndjekurve nuk janë dëmshpërblyer asnjëherë nga qeveritë paraardhëse. Në listë janë edhe emrat e të gjithë personave që janë përfitues të parë apo të dytë, kur personi që ka qenë i dënuar nuk jeton më.

Ministria e Financave nuk ka bërë të ditur se sa është fondi, por ka dhënë detaje në lidhje me mënyrën se si mund të tërhiqen paratë si dhe do të bëhet në një këst për të gjithë trashëgimtarët.

Në njoftimin e bërë thuhet se, "Drejtoria e Pagesave të Dëmshpërblimeve, pranë Ministrisë së Financave, në bazë të ligjit Nr. 9831, po përgatitet të shpërndajë dëmshpërblimin financiar për ish-të dënuarit politikë nga regjimi komunist, të cilët nuk kanë përfituar asnjë këst deri më tani".

Lista e plotë me emrat e përfituesve të parë është botuar sot edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave. Kjo listë përmban numrin e dosjes dhe emrin e ish-të dënuarit politik, emrat e trashëgimtarit ose trashëgimtarëve ligjorë, dokumentacionin që përmban dosja, si dhe dokumentacionin i cili i mungon dosjes përkatëse, duke i klasifikuar si të gatshme për t'u paguar ose jo.

Të interesuarit, dosjet e të cilëve kanë qoftë edhe një mungesë të vetme në dokumentacionin e kërkuar në bazë të dispozitave në fuqi, duhet ta plotësojnë në një kohë sa më të shkurtër, për të përfituar pa vonesë këstin e parë të dëmshpërblimit.

ÇFARË DUHET TË KENË KUJDES ISH-TË PËRNDJEKURIT:
(Në këtë listë nuk përfshihen dosjet të cilat janë paguar në mënyrë të pjesshme, por ka trashëgimtarë të veçantë të cilët nuk kanë marrë asnjë këst)
Kujdes:

1- Pagesa do të kryhet për dosjen si një e tërë për të gjithë trashëgimtarët e ish-të dënuarit politik, pasi të gjithë trashëgimtarët të kenë dorëzuar të gjitha dokumentet e kërkuara sipas dispozitave ligjore në fuqi.

2-Të gjithë trashëgimtarët e ish-të dënuarit politik duhet të konfirmojnë në bankat përkatëse Nr. Personal të Llogarisë bankare nëse është aktiv. Nëse llogaria nuk është aktive janë të lutur të hapin një numër të ri llogarie bankare, të cilin duhet ta dërgojnë në Ministrinë e Financave, duke shënuar në mënyrë të dukshme mbi të numrin e dosjes të ish-të dënuarit politik.

3- Kur kemi ndryshim të identitetit, Emër/Mbiemër, dokumentacioni që duhet dorëzuar është edhe Certifikata e lëshuar nga zyrat e Gjendjeve Civile.

4- Certifikata e Vdekjes është kusht ligjor për shpërndarjen e dëmshpërblimit, nuk zëvendësohet me Vendim Gjykate që shpall të vdekur indiv...

Share This Video


Download

  
Report form