A1 Report - Paditet ish-konsullja në Milano: Abuzim financiar me emigrantët

Report TV 2015-08-21

Views 10

TIRANË- Ministria e Punëve të Jashtme ka ngritur kallëzim penal për ish-konsullen shqiptare në Milano, Nausika Spahia. Shkak për këtë janë bërë abuzimet e mëdha financiare me lidhjen e një kontrate të paligjshme telefonike, në kurriz të emigrantëve, duke u ofruar atyre shërbime konsullore me pagesë, që në fakt duhet të ishin falas. Sipas informacioneve emigrantët shqiptarë në Milano, kanë paguar një shërbim të paligjshmëm telefonik, me të cilin ish-konsullja kishte lidhur një kontratë të paligjshme me subjekt tregtar në Itali, "Inter Call conacet center sh.p.k.".

BALLA: SPAHIA KA SHKELUR TË DREJTAT THEMELORE TË SHQIPTARËVE JASHTË VENDIT

Tridhjetë minuta, pas bërjes publik të lajmit për abuzimet e ish-konulles Spahija, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka zbardhur abuzimin.Sipas informacioneve të dhëna nga Balla, Spahia duke përfituar nga detyra ka lidhur një kontratë me një subjekt tregtar telefonik jashtë autorizimit nga organet kopetente.

"Nga dokumentacioni, i cili gjendet i administruar në Konsullatën e Përgjithshme të RSH-së në Milano dhe arkivin e MPJ-së rezulton që për lidhjen e kontratës me datë 02.03.2012, midis znj. Nausika Spahia në cilësinë e Konsulles së Përgjithshme të RSH-së në Milano dhe subjektit tregtar "Inter Call contact center sh.p.k", ish-Konsullja e Përgjithshme në Milano nuk ka gëzuar asnjë tagër dhe nuk ka marrë asnjë autorizim nga organet kompetente", ka sqaruar Balla referuar një dokumenti të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Sipas Ballës, akuzat që rëndojnë mbi ish-konsullen Spahia janë: shpërdorim detyre, vjedhje e pasurisë shtetërore, fshehje e të dhënave dhe gjurmëve të veprës penale dhe pabarazia në tendera apo ankande publike.

Balla vë në dukje se Spahia ka shekelur të drejtat themelore të shqiptarëve jashtë territorit që garantohen me Kushtetutë.

"Ish-Konsullja e Përgjithshme duke tejkaluar çdo kompetencë që i njeh ligji vendos veton e saj dhe lidh një kontratë e cila përveçse është në kundërshtim të hapur me aktet ligjore dhe nënligjore, përveçse është në kundërshtim të hapur me Kodin e Procedurave Administrative bie ndesh me të drejtën themelore të shtetasve shqiptarë atë që me Kushtetutë iu garantohet mbrojtja e interesave të tyre jashtë territorit të RSH-së", reagon nënkryetari.

Konsullja e pergjithshme në Milano ishte e shkarkuara e parë e qeverisë Rama . Në vitin 2005 Spahia ka ushtruar detyrën e këshilltares politike të ish-kryeministrit Berisha , në vitin 2009 me vendim të Berishës u emerua konsulle e Përgjithshme në Milano ku shërbeu për 4 vjet rrjesht.

Share This Video


Download

  
Report form