ELBASAN- Një makinë ka aksidentuar një kalimatar në Elbasan mesditën e sotme në unazën Lindore.
Informacione nga Elbasani bënë të ditur se makina, pas përlasjes është larguar menjëherë nga vend i ngjarjes duke mos i dhënë asnjë ndihmë kalimtarit 65 vjeç. Kanë qenë kalimtarë të rastit që e kanë transportuar të aksidentuarin në kirurgjinë e qytetit.
Sipas mjekëve gjendja e 65-vjeçarit është e rëndë sepse ka marrë fraktura të shumta në pjësë të ndryshme të trupit.
Policia është vënë në ndjekje të makinës e cila shkaktoi aksidentin.
Në Unazën Lindore të Qytetit të Elbasanit ndodhin shpesh ngjarje të rënda si pasojë e mungesës së tabelave të orientimit.