Dera e Bashkisë së Elbasanit do të jetë gjithmonë e hapur për gratë në vështirësi social-ekonomikë dhe gratë e dhunuara. Ka qenë ky premtimi i kryetarit të Bashkisë, Qazim Sejdini me rastin e 8 Marsit gjatë një takimi me gratë dhe shoqatat që mbrojnë të drejtat e tyre. Nga ana tjetër, gratë e Elbasanit kërkojnë më shumë ndërgjegjësim nga opinioni publik për barazinë gjinore. Më pas gratë e Elbasanit kanë të festuar ditën e tyre duke bërë shëtitje dhe në ceremoni të ndryshme festive.