Report TV - Vlorë, deputeti i PS Sinaj organizon festë me gratë për 8-marsin

Report TV 2018-05-12

Views 1

Të gëzojmë me gratë labe. Kështu e ka cilësuar deputeti Vullnet Sinaj këtë aktivitet, i cili u organizua në fshatin Drashovicë. Deputeti e ka cilësuar një gëzim të madh këtë ditë të veçantë për femrat
?Ju e festoni ndoshta këtë festë, përherë sepse ka gjithmonë vend për të fituar të drejtat tuaja edhe në vazhdim. Unë do ju thosha një shprehje të Eilliam Shakespear, i cili është mbështetur tek bibla ?Gruaja ka dalë nga brinja e burrit? Po pse ka dalë nga brinja e burrit? Nuk ka dalë nga brinja që të jetë nën burrin por ka dalë nga brinja që të jetë e barabartë me burrin, për të qenë e mbrojtur nga burri dhe është afër zemrës për të qenë e dashur nga burri", është shprehur deputeti Sinaj.

Ndërkohë, aktiviteti ka pasur edhe të ftuar special për t?ua bërë sa më të gëzuar këtë ditë grave të Lumit të Vlorës.

Share This Video


Download

  
Report form