A1 Report - 8 Mars,grate e trevave shqiptare ne Kuvend:Bashke per te drejtat

Report TV 2015-08-21

Views 5

TIRANE- Ndryshe nga ç'jemi mësuar ta shohim, Parlamenti i Shqipërisë ka çelur sot dyert me rastin e festës së 8 Marsit për gratë deputete nga të gjithë trevat shqiptare. Për herë të parë deputetet e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë, janë bërë bashkë në një seancë të posaçme në Kuvend, duke vënë theksin tek "Sfidat e gruas në mijëvjeçarin e tretë".

Në fjalën e hapjes së seancës së posaçme, deputetja e PD-së Mesila Doda, u ndal tek arritjet e bëra deri më tani në kuadër të emancipimit, ndërsa theksoi se ka ende punë për të bërë. Ndërkaq, Doda tha se "Parlamenti ynë ka hasur vështirësi në këto 6 muaj. 6 gra kanë dhënë dorëheqjen".

"Së bashku me grupinim e aleancës së deputeteve shqiptare kemi vendosur të kemi një seancë plenare ndryshe. Papabarazinë ne e lindim dhe shpesh e rrisim vetë. Shumë prej nesh janë nëna të vajzave që sot duhet t'i mësojmë që t'i japim kurajo atyre në një botë të padrejtë. Sot ne kemi në dorë të bëjmë diccka për to. Ne mund të nisim lëvizjen e gruas shqiptare dhe mund të startojmë një forum të ri të përbashkët të gruas", tha Doda.

Ndërsa Zëvendës kryeministrja e Kosovës, vuri theksin në rëndësinë emancipimit të figurës së gruar dhe rritjes së përfaqësimit të saj në jetën politike e shoqërore të vendit.

"Sot gratë kanë arritur disa nga qëllimet, jemi në qeveri, parlament, organizata joqeveritare. Por këto nuk janë të mjaftueshme, ka ende shumë punë për të bërë. Dhe duhet të ndodhin shumë transformime demokratike, në mënyrë që pozita e gruas të shkojë aty ku duhet. Potenciali i grave nuk është ende i shfrytëzuar si duhet, kemi shumë për të dhënë. Fuqizimi i kombit shqiptar dhe grave duhet të shkojnë paralelisht ", tha Edita Tahiri.

Në këtë aktivitet që është organizuar nga "Aleanca e Grave Deputete", e drejtuar nga demokratja Mesila Doda, marrin pjesë rreth 20 deputete femra nga Republika e Kosovës, 7 deputete nga Maqedonia, ndërsa pjesa tjetër janë parlamentaret e Kuvendit të Shqipërisë.

Me rastin e festës së gruas janë parashikuar edhe aktivitete të tjera pas kësaj seance, si pjesëmarrja në një koncert në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Aleanca e Grave Deputete ku marrin pjesë parlamentaret e PS-së, PD-së dhe LSI-së u konstituua në tetor të vitit që shkoi.

Share This Video


Download

  
Report form