A1 Report - Aksion për pastrimin e lumit Erzen, Koka: Faji i komunave

Report TV 2015-08-21

Views 0

DURRES- Ministria e Mjedisit ka zhvilluar aksionin për pastrimin e shtratit të lumit Erzen,ku të pranishëm ishin edhe 150 vullnetarë të rinj nga qyteti i Durrësit. I pranishëm në inspektimet e punimeve ishte dhe Ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili u shpreh se problematika e derdhjes së plehrave nëpër lumenj duhet të marrë fund sa më parë.
"Kryetarët e komunave dhe bashkive e kanë transformuar lumin Erzen në një vendepozitim të madh,në një lumë famëkeq jo vetëm për qytetarët tanë, por edhe për vendet fqinje ku përfundojnë shpesh mbetjet tona. Të mos harrojmë edhe dëmin e pallogaritshëm që bëhet ndaj turizmit shqiptar me hedhjen e këtyre mbeturinave. Një ditë thirrjet për të mbajtur pastër mjedisin do të mbarojnë dhe do të jetë radha e ligjit."-ka thënë Lefter Koka.
Ministri i Mjedisit falenderoi 150 të rinjtë vullnetarë që iu përgjigjën thirrjes së Ministrisë së Mjedisit duke theksuar se nisma do të vijojë në të tjerë lumenj. Aksioni nisi në orën 9:00 të 8 marsit dhe fillimisht përfshiu pastrimin në Urat e Shijakut dhe të Urës Sul-Golem.

Share This Video


Download

  
Report form