Report TV - Koka: Bashkitë të bëjnë më shumë për pastrimin e mbetjeve

Report TV 2017-06-05

Views 0

Ministri Mjedisit Lefter Koka lançoi databazën për grumbullimin e të dhënave të mbetjeve falë të cilës do të ketë një panoramë të qartë mbi situatën e menaxhimit dhe të grumbullimit të gjitha llojeve të mbetjeve në territorin e Shqipërisë.

?Prioriteti ynë vazhdon të jetë është ndërtimi i sistemit. Përsa i përket mbetjeve, por edhe në sektorë të tjerë të Mjedisit, shpesh ngremë diskutimet dhe strategjitë tona mbi shifra dhe të dhëna jo të sakta. Kjo dëmton rëndë të gjithë sistemin.

Nëse nuk kuptojmë qartazi sa është sasia dhe lloji i mbetjeve që gjenerohen në territorin shqiptar nuk do të jemi dot në gjendje për të kuptuar sesa është sasia që mund të shkojë në industrinë e riciklimit, sa është sasia e mbetjeve që shkojnë në landfill apo në incinerator dhe ajo që është më e rëndësishme nuk do të kuptojmë dot sa duhet të jenë shpenzimet e bashkive përsa i përket kësaj sasie të mbetjeve.

Nëse nuk kemi të dhëna koherente nuk do të mundemi dot që të menaxhojnë mbetjet ashtu si ligji e parashikon?, u shpreh Lefter Koka.

Share This Video


Download

  
Report form