KAKAVIJE- Pas bllokimit në doganën e Kakavijës nga pala greke të pesë autobuzëve të linjës Tiranë-Athinë, me pretekstin e shkeljes licencës, pala shqiptare i është kundër përgjigjur me të njëtën monedhe.
Një autobuz i një kompanie greke i linjës Athinë --Tiranë u ndalua nga policia kufitare shqiptare të hynte në territorin e vendit tonë. Në autobus ndodhehin 25 pasagjere emigrantë shqiptare që po ktheheshin në atdhe, ndërsa sipas policisë shqiptare drejtuesi i mjetit ka shkelur licencën, pasi ka marrë pasagjere jashtë vendit të përcaktuar në licencë.
Gazetari i televizionit A1 Report, Pirro Nase, është ndaluar nga policia kufitare greke të filmojë pamje të momentit që autobuzi grek nuk u lejua nga pala shqiptare të kalonte në doganë, ndërsa edhe sot pala greke nuk ka lejuar autobuzët e linjës Tiranë Athinë të kalojnë në këtë pikë kufitare.
Ndërkohë që me të njëjtin argument që prej orëve të para të mëngjesit pesë autobuzë me 130 pasagjere të kësaj linje, të nisur nga Tirana drejt Athinës, nuk janë lejuar nga pala greke të kalojnë kufirin gjatë ditë sotme.
Autobuzët vijojnë të jetë të bllokuar në doganë që prej orëve të para të mëngjesit, ndërsa si pasojë e pritjes së gjatë një i moshuar ka humbur ndjenjat. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Janinës, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Pasagjerët dhe drejtuesit e autobuzëve i bëjnë apel instancave qeveritare të ndërhyjnë për zgjidhjen e këtij problemi. Bllokimi i autobuzëve të kësaj linje me pretekstin e shkeljes së licencës ka nisur ditën e djeshme ku u bllokuan tre të tillë.