A1 Report - Dogana e Kakavijës e Kapshticës bllokohet sërish nga pala greke

Report TV 2015-08-21

Views 2

Pala greke ka bllokuar sërish lëvizjen në pikën doganore të Kakavijës dhe Kapshticës. Shkak thuhet se janë problemet me serverin e përgjithshëm të policisë greke.

Korrespondenti ynë në Gjirokastër, Piro Nase informon se ashtu si ditën e djeshme, prej rreth 5 orësh pala greke ka bllokuar lëvizjen në pikën doganore të Kakavijës dhe Kapshticës. Bllokimi ka rifilluar që prej orës 08:00 dhe nuk dihet se kur situata do t'i rikthehet normalitetit.

Shkak për këtë situatë është bërë një defekt në serverin e përgjithshëm të policisë greke. Në Kakavijë, udhëtarët kanë pritur për disa orë në temperatura të ulëta, që prej orëve të para të mëngjesit.

Udhëtarët janë shprehur të indinjuar për këtë situatë dhe kërkojnë, që të merren masa që ky problem të mos krijojë më ndërprerjen e punës në doganë.

Edhe në pikën kufitare të Kapshtciës ëshë shënuar e njëjta situatë. Ky fakt ka irritur udhëtarët, të cilët kanë pritur për disa orë me radhë deri në normalizimin e situatës.

Ky problem ishte prezent edhe përgjatë ditës së djeshme në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës.

Defekti në sistemin kompjuterik në palën greke u rregullua pas rreth 8 orësh.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS