A1 Report - Krime, parlamenti kërkon bashkimin me Rusinë, referendum më 16 mars

Report TV 2015-08-21

Views 4

KRIME - Parlamenti i Krimesë miratoi sot një mocion ku kërkon që krahina t'i bashkangjitet Rusisë. Me këtë mocion, ligjvënësit në Krime i kërkojnë Presidentit dhe Parliamentit rus të marrin në konsideratë kërkesën e tyre. Ky vendim u bë i ditur nga kryesia e parlamentit në Krime, Grigoriy Loffe, raportoi për AFP.

Po kështu është formalizuar organizimi i një referendumi më 16 mars në gadishullin ukrainas ku qytetarët do të zgjedhin nëse do të duan të qëndrojnë në Ukrainë, apo të hyjnë në territorin Rus. Lajmi bëhet i ditur nga Ria Novosti, ku citohet zëvendës kryeministri i Republikës autonome të Krimesë Rustam Temirgaliev.

Ndërsa disa ditë më parë referendum ishte planifikuar të mbahej më 25 maj, më pas u spostua për më 30 mars dhe tashmë duket se data do të jetë më e afërt, duke dashur që situata e tensionuar të zgjidhet sa më shpejt.

Share This Video


Download

  
Report form