Kriza në Krime, parlamenti voton për bashkim me Rusinë

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Parlamenti i Krimesë miratoi vendimin për bashkim të kësaj krahine ukrainase me Federatën Ruse. Për këtë është informuar edhe Moska Zyrtare prej ku presin pëlqim të vendimit nga autoritetet e Krimesë. Nëse diplomatët pajtohen me këtë, vendimi do duhet të konfirmohet ose të hidhet në referendum.

"Në referendum do ketë dy pyetje: A jeni për hyrjen e Krimesë si subjekt në kuadër të Federatës Ruse, dhe A pajtoheni që Krimeja të jetë pjesë e Ukrainës", u shpreh Rustam Temirgaliev, Zv/kryeministër i Krimesë.

Vullnetin e vet, banorët e Krimesë do ta shprehin më 16 mars. Ministri ukrainas i Financave vlerësoi se referendumi nuk do të ketë legjitimitet.

Ndërkohë, shumica e shteteve anëtare të BE-së, të udhëhequra nga Gjermania, në prag të samitit të sotëm urgjent të BE-së, u shfaqën të rezervuara në raport me sanksionet e mundshme kundër Rusisë. Mbrëmë Greqia vlerësoi se sanksionet do të ishin në dëm të atyre që do të aplikojnë, ndërkohë që sot kundër sanksioneve eventuale u prononcua edhe Bullgaria. Megjithatë, britanikët insistojnë në dialogun midis Moskës dhe Kievit.

"Së pari duam që Ukraina dhe Rusia të fillojnë bisedimet. Së dyti, duam të tregojmë se BE-ja do e ndihmojë popullin ukrainas dhe e treta, të dërgojmë mesazh drejtë Moskës se kjo që po bën, është e papranueshme", deklaroi Dejvid Kamerun, Kryeministër i Britanisë së Madhe.

BE-ja njoftoi se ngrirjen e pasurive të 18 personave të dyshuar për keqpërdorim të mjeteve shtetërore të Ukrainës. Në mesin e tyre janë edhe presidenti i përmbysur, Janukoviq dhe ish kryeministri Mikolla Azarov. Petar Bllazhevski

Share This Video


Download

  
Report form