Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vijuar ditën e sotme deklaratën e dy ditëve më parë për bashkim kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë. Nga ceremonia e 20-vjetorit të operacionit ?Shigjeta DO-2? dhe luftimeve në Pashtrik, Thaçi tha se zgjidhja më e mirë është që Parlamenti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë të dalin me deklarata për të jetuar në një shtet të përbashkët, pa kufij.
"Po krijohen edhe rrethana të reja që zgjidhja më e mirë do të ishte që të dy parlamentet ai i Kosovës dhe Shqipërisë të nxjerrin deklaratat e nevojshme të vullnetit të popullit të Kosovës dhe Shqipërisë që të jetojmë në një shtet të përbashkët pa kufij?, tha Thaçi.
Dy ditë më parë nga qyteti i Hasit ku mori titullin "Qytetar Nder", Thaçi tha se momenti kur Shqipëria dhe Kosova do të jetojnë bashkë, pa kufi do të jetë shumë e afërt.
m.v.