A1 Report - Protesta autobuzave: Te zbatohet ligji, te behen terminalet

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANE- Pas protestës së furgonëve 8+1, Shoqata e Transportit Interurban në një protestë kërkoi luftë ndaj informalitetit, duke zbatuar ligjin i cili ekziston prej vitit 1998.
Kujtim Mema, kryetari i shoqatës, shprehu nevojën që legjislatura të zbatohet dhe se shërbimet komunale të ndalohen në transportimet antiligjore të tyre.

"Kjo nuk është protestë kundër furgonave e kjo ska të bëjë fare me to. Ne kemi vite që kemi bërë greva e protesta që ligji të zbatohet. Konkurrimi është nga transporti i komunal, të cilët bëjnë shërbime qytet-komunë, shërbime që nuk duhet t'i japin. Policia dhe pushteti vendor etj duhet ti kontrollojnë këto gjëra."- pohoi Mema.

Ndërsa për pushtetin vendor, ata paraqitën kerkesën për krijimin e stacioneve.

"Policia dhe pushteti vendor duhet t'i kontrollojnë këto gjëra. Kërkesa konkrete është të vejnë dorë dhe të bëjnë terminalet e të kontrollohet kush është i rregullt e kush jo. Jemi këtu që ti themi qeverisë që të bëjë terminale të duhura. Bëjmë thirrje që të mos ndalet zbatimi i ligjt."-tha kreu i shoqatës.

Protesta e Shoqatës së Transportit ndërqytetas ishte paralajmëruar qysh më herët, konkretisht kur shoferët e furgonëve 8+1 protestuan para Kryeministrisë për të kundërshtuar masat që qeveria ka marë ndaj tyre.

Share This Video


Download

  
Report form