Bilanci tregtar i vendit është përkeqësuar gjatë muajit Janar dhe Shqipëria ka dalë me humbje në tregtinë e jashtme. Instituti i Statistikave konstatoi se, deficiti tregtar arriti në 17 miliardë lekë gjatë janarit 2014, duke u thelluar me 3.6% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Rritja e deficitit tregtar erdhi si paosjë e rritjes së importeve dhe rënies së eksporteve.
Sipas INSTAT-it, në janar u eksportuan 18 miliardë lekë produkte me ulje 1.5%, kundrejt janarit të një viti më parë. Ndërsa importet arritën në 34 miliardë lekë, me rritje vjetore 0.9% .
Po ashtu, edhe harta e vendeve me të cilat Shqipëria zhvillon shkëmbimet tregtare ka ndryshuar. Sipas INSTAT-it, 67.3% e tregtisë realizohet me vendet e Bashkimit Europian, ku partnerët kryesorë si në kahun e importeve, ashtu dhe të eksporteve janë Italia, Greqia, Kina dhe Turqia.