A1 Report - Norma baze e interesit ulet ne nivel historik me 2.75 %

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE- Ngadalësimi ekonomik dhe rënia e konsumit gjatë vitit 2013 vijojnë të japin pasoja negative në zhvillimin e vendit, duke detyruar Bankën e Shqipërisë që ulë jashtë parashikimeve normën bazë të interesit me 0.25%, duke e çuar atë në nivelin historik në 2.75%.

Banka Qendrore uli normën bazë të interesit një muaj më parë me 0.25%, duke e zbritur në 3%. Sipas Guvernatorit të BSH-së, Ardian Fullani, zhvillimet makroekonomike të 2013-s u karakterizuan nga një rritje e dobët ekonomike dhe nga presione inflacioniste në rënie.

"Këshilli Mbikqyrës i BSH-së vendos të ulë me 0.25% normën bazë të interesit. Pas kësaj ulje norma bazë zbret në nivelin 2.75%. Në gjykimin e Këshillit Mbikqyrës rritja e stimulit monetar krijon kushtet e përshtashme për përmbushjen e objektivit të inflacionit afatmesëm nëpërmjet nxitjes së kërkesës agregate dhe ankorimit të pritjeve inflacioniste" tha Fullani.

BSH pret një përmirësim gradual të aktivitetit ekonomik gjatë 2014, por ekonomia shqiptare do vazhdojë të mbetet nën potencial dhe inflacioni pritet të qëndrojë në nivele të ulëta përgjatë këtij viti.

Këto të dhëna mbi situatën aktuale ekonomike, u bënë të ditura nga Guvernatori Fullani, gjatë prezantimit të raportit mujor të politikës monetare, pas mbledhjes së përmuajshme të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës Qendrore.

Share This Video


Download

  
Report form