A1 Report - Fullani: Norma baze e interesit ne nivelin me te ulet historik, 3%

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE- Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur që të ulë sërish normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje. Kjo ulje vjen vetëm 20 ditë pas uljes së bërë në 27 nëntor të këtij viti, kur norma e interesit shkoi në nivelin 3.25%.

Me uljen e sotme, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka deklaruar se, aktualisht norma i interesit, shënon nivelin më të ulët historik, në 3%.

Guvernatori Fullani, tha se kjo politikë lëhtësuese e Bankës së Shqipërisë ndihet për arsye se rritja ekonomike pritet të jetë e dobët edhe gjatë vitit të ardhshëm.

"Banka e Shqipërisë ul me 0.25 pikë përqindje normën bazë të interesit duke e zbritur në 3 %. Kjo është ulja e dytë, pas uljes së muajit të kaluar. Kërkesa agregate dhe rritja ekonomike parashikohet të mbeten nën potencial, po kështu operacionet inftacioniste, presionet e tyre nga tregu pritet të jenë në rënie. Lehtesimi i politikës monetare synon të mbështese kërkesën agregate nëpërmjet kushtetve të financimit. Ecuria e sektorit të jashtëm të ekonomisë tregon për dobësimin e kontributit të kërkesës së huaj në rritjen e kërkesës agregate. Po kështu, vihet re rënie e presioneve inflacioniste në ekonomi.

Share This Video


Download

  
Report form