BDI-ja i dërgon selamin e fundit VMRO-së!

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

BDI-ja i dërgoi apelin e fundit partnerit të koalicionit qeveritar VMRO DPMNE-së rreth idesë se kandidatit konsensual për president të shtetit. Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani tha se nëse VMRO DPMNE-ja nuk pranon propozimin e tyre, BDI-ja do të kërkojë nga shqiptarët të mos marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale.

"E kundërta e mospranimit është që Maqedonia në 5 vitet e ardhshme të ketë president i cili do të jetë i papranueshëm për 1/3 e popullatës. Ne jemi të detyruar që të mbrojmë dinjitetin e shqiptarëve, vullnetin e tyre, dhe mos lejojmë të japim legjitimitet të rrejshëm një presidenti", u shpreh Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Ndër opsionet e BDI-së janë edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Jo vetëm për shkak të situatës aktuale politike, thonë nga BDI-ja, por edhe për shkak të negociatave për emrin, në prag të Samitit të NATO-s në Londër në shtator të këtij viti.

"BDI-ja po shqyrton me seriozitetin më të madh edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, me qëllim që të lirohet hapësirë për tu fokusuar e gjithë energjia e shoqërisë në zgjidhjen e çështjes së emrit", u shpreh Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Për dallim nga BDI-ja, PDSH-ja e Menduh Thaçit ka vendosur të merr pjesë në zgjedhjet presidenciale, me kandidatin të saj për president.

"PDSH-ja do të garojë në këto zgjedhje presidenciale, me qëllim që të mos lejojnë dikush ti konsiderojë shqiptarët si turmë, po të tregojmë se jemi popull i organizuar", thonë nga PDSH-ja opozitare. Vendimi për kandidatin e partisë së Thaçit do të merret sonte, në mbledhje të Kryesisë Qendrore në Tetovë. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form