A1 Report - Shetitorja 'Lungomare' ne Vlore fiton projekti i arkitektëve belge

Report TV 2015-08-21

Views 14

VLORE- Juria finale ndërkombëtare, e përbërë prej 9 anëtarësh, arkitektë e ndërtues të mirënjohur, përzgjodhi projekt-propozimin e studios së huaj "XDGA" e përfaqësuar nga Xaveer de Geyter, Belgjikë, si vizionin më të mirë për shndërrimin e Vijës Bregdetare të qytetit të Vlorës në njërën prej pikave më tërheqëse të Mesdheut. Ky projekt u përzgjodh, mes 5 projekteve më të mira për vijën bregdetare të Vlorës.

Projekti, sipas zv.kryeministrit Niko Peleshi pritet të fillojë të zbatohet në vjeshtën e këtij viti.

Qytetarët vlonjatë ndoqën nga afër sot, shpalosjen e 5 projekt-ideve më të mira, të përzgjedhura nga juria prestigjioze midis 45 propozimeve të paraqitura.

Sipas Jurisë, ky projekt përmbushte më së miri dy objektivat kryesore të përcaktuara prej saj; respektimin dhe shfrytëzimin e hapësirës prej 5 kilometrash të shëtitores së Vlorës, si dhe përshtatjen e projektit me elementët specifikë të kësaj shëtitoreje. Njëkohësisht, kjo juri përzgjodhi studion arkitekturore vendase "Metropolis", si studion më të mirë, e cila do të jetë partner kryesor me studion e huaj për zhvillimin e projektit.

Fitues të vendit të dytë dhe të tretë u shpallën përkatësisht; studio zvicerane HFF, përfaqësuar nga Simon Hartmann dhe studio franceze L'AUC Paris, përfaqësuar nga Djamel Klouche.

Ndonëse fituese kryesore është vetëm një studio, kryeministri tha më herët, në përshëndetjen e tij, se të gjithë pjesëmarrësit, me idetë e tyre dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm. "Padyshim, çdo ide e vlefshme do të jetë pjesë e integruar në këtë projekt madhor për qytetin tonë, në projektin që hap siparin e Rilindjes për Vlorën." u shpreh ai.

Të ftuar në Juri ishin edhe zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Englantina Gjermeni.

PROJEKTI "LUNGOMARE" RAMA: VLORA ZGJIM I BUKUR
"Vlora zgjim i bukur" e ka quajtur kryeministri Rama projektin fitues të vijës bregdetare të Vlorës, "Lungomare".

"Sot u zhvillua finalja e konkursit për vijën bregdetare të Vlorës ku pati pesë propozime të nivelit të lartë ndërkombëtar. Propozimi fitues i studios "XDGA" mund të titullohet fare mirë "Vlora zgjim i bukur"

Sipas tij prokekti është "një projekt sa fantastik aq edhe i thjeshtë, sa ëndërrimtar aq edhe i realizueshëm, sa europian aq edhe shumë autentik për Vlorën."

"Tani nis puna për detajimin e projektit dhe kthimin e tij në zgjimin e bukur të Vlorës së shekullit të ri", shkruan Rama në një postim në Facebook pas shpalljes së studios belge si projekti fitues.

PELESHI E GJERMENI: PROJEKTI I PARË, DO TË PASOHET ME TË TJERË NË GJITHE SHQIPËRINË
Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni vlerësoi se ky projekt është modeli i parë i cili do të zbatohet edhe për qytete të tjera të Shqipërisë.

"Medoj që ky është fillimi i mbarë, pas këtij konkursi qytetarët do të ndiejnë ndryshimin dhe Vlora do të jetë modeli i parë i Rilindjes që do ta aplikojmë edhe për qytete të tjera", tha Gjermeni ndërsa rekomandoi që të 5 projektet t...

Share This Video


Download

  
Report form