A1 Report - Vlorë, Edi Rama: Pavarësisht nga gabimet, shëtitorja do jetë e bukur

Report TV 2015-08-21

Views 3

VLORË - Kryeministri Edi Rama, ka përuruar nisjen e konkursit për projektin e shëtitores së Vlorës që do të mbajë emrin "Lungo Mare" (Përgjatë detit). Ceremonia e nisjes së këtij konkursi është mbajtur në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, në ditën e ngritjes së flamurit në Vlorë, në 28 Nëntor.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ministrat dhe të ftuar të tjerë. Pas prezantimit të disa prej kushteve dhe projekteve, e ka marrë fjalën kryeministri Edi Rama, i cili tha se, pavarësisht disa gabimeve që janë bërë deri më tani, në Vlorë do të ndërtohet vijat më të bukura në bregdetin e Mesdheut.

Fillimisht kryeministri Rama e nisi fjalën e tij, duke uruar Pavarësinë. "Gëzuar Pavarësinë. Më lejoni që si deputet i qytetit, ti uroj mirëserardhjen kreut të Kuvendit, kabinetit dhe të të gjithë vëllezërve tanë nga të gjitha trevat e rajonit", tha Rama.

Share This Video


Download

  
Report form