A1 Report - Beqaj viziton spitalin e Kukesit

Report TV 2015-08-21

Views 3

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka shkuar në Kukës ku ka vizituar një të plagosur që ndodhet në spital. Ministri i Shëndetësisë ka takuar edhe familjarë e të afërmve të viktimave ku i ka shprehur ngushëllimet dhe ka premtuar gjithë ndihmën e nevojshme për t'ua lehtësuar dhimbjen. Beqaj i ka ofruar kryetarit të komunës së Shishtavecit, Dylejman Nela, çdo ndihmë që do t'i nevojitet për përballimin e kësaj ngjarjeje tragjike.
"Janë 4 të plagosur relativisht rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Kemi mundur të realizojmë një transport në kohë, qoftë nga ajri, qoftë nga toka. Një tjetër person, rreth të 20-tave, është i dëmtuar këtu, por është jashtë rrezikut për jetën. Shpresojmë që të plagosurit të mund të mbijetojnë. Ngjarja është shumë e rëndë, të shpresojmë që ngjarje të tilla të shohim sa më pak"- tha Beqaj.

Share This Video


Download

  
Report form