A1 Report - Nëpunësi Civil, në takim Idrizi Harito:Të shkarkuarit s'kthehen

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE-Vetëm kreu i grupit të PDIU-së Shpëtim Idrizi, ishte ishte sot i pranishëm, në takimin që dy ministrat e shtetit kishin thirrur për të diskutuar në lidhje me ligjin për nëpunësin civil, pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese zbardhi të argumentuar vendimin për rrëzimin e aktin normative të hartuar nga qeveria.
Ministria, Milena Harito pas mbledhjes deklaroi se akti normativ është në fuqi deri në momentin kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese të publikohet në fletoren zyrtare. Ndërkohë që për pretendimet e PD-së për rikthimin e të shkarkuarve në punë Harito u shpreh se nuk mund të ndodhë.

"Kishim Idrizin nga opozita. Nuk kishte ardhur Paloka as Mediu. Në takim kishim Vendimi i Gjykatës qartësisht shfuqizon aktin normativ por në momentin kur vendimi i Gjykatës hyn në fuqi, ditën kur botohet në fletoren zyrtare. Nuk ka asnjë problem të veçantë. Propozimi ynë që u hodh në takim ishte të propozojmë amendime në ligj për të qenë në koherencë me shtyrjen e efekteteve të këtij ligji. Ne kishim arsye të qenësishme për këtë gjë. Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë vendim për shtyrjejn e efekteve. Ne mendojmë se është e domosdoshme shtyrja efekteve të këtij ligji në prill dhe do e bëjmë. "- tha Harito.
Ministrja shtoi se aktet nënligjore janë mbaruar të gjitha dhe tre prej tyre do kalojnë shumë shpejt në këshillin e ministrave. E pyetur për pretendimin e PD-së për të kthyer në punë të shkarkuarit Harito u shpreh: "Nuk ka asnjë bazë ligjore për këtë. PD mirë është që të argumentojë ato që thotë"

Sot pasdite Harito informoi se do të shkruajë një tjetër letër krerëve të grupeve parlamentare për t'i kërkuar takim tjetër.

Share This Video


Download

  
Report form