A1 Report - Surpriza, Doshi 60' takim në lokal me Ruçin...pa ndërmjetës!

Report TV 2015-08-22

Views 2

TIRANE - Ndarja e Tom Doshit me grupin socialist ishte e ashpër dhe u duk një thyerje pa rikuperim. Por kur kanë kaluar 4 muaj dhe deputeti provoi burgun dhe përballjen me drejtësinë marrëdhëniet e tij me PS mesa duket nuk janë dhe aq të tensionuara.

Të paktën jo aq sa në momentin kur doli për herë të fundit nga selia rozë. Këtë e reflekton fort mirë një kafe krejt e papritur por publike e Tom Doshit me kryetarin e grupit socialist Gramoz Ruçi.
Kamera e A1 Report ka siguruar pak sekonda takimin në lokalin e Hotel Sheraton mes dy politikanëve. Doshi dhe Ruçi pa asnjë ndërmjetës në tavolinë kanë qëndruar së bashku për gati 1 orë dhe më pas qetësisht janë larguar normalisht pa bërë asnjë koment.

Kryetari i Grupit të PS, Ruçi i kontaktuar në telefon tha se nuk dëshironte të fliste për këtë takim, por u mjaftuar me një batutë të shkurtër se si një qytetar ilirë mund të pijë kafe edhe me Sali Berishën.

Në fakt ky është takimi I parë edhe pse informal mes Doshit dhe një zyrtari të lartë socialist që prej momentit kur u përjashtua pas akuzave që lëshoi ndaj Ilir Metës dhe Edi Ramës.

Të enjten e shkuar Doshi shkoi edhe në Kuvend për herë të parë duke u përballur me kolegët socialistë në sallë edhe pse në vendin e tij nuk pati asnjë që t'i ulej komshi.

Share This Video


Download

  
Report form