A1 Report - Vidhet kamioni i firmës shqiptare në portin e Barit, biznesi: Mjaft më

Report TV 2015-08-21

Views 1

BARI - Një kamion për transporte ndërkombëtare, Tir, i mbushur me këpucë është grabitur ditën e premte 24 janar 2014 në Portin e Barit në Itali. Lajmi është bërë i ditur gjatë ditës së djeshme nga La Gazzetta del Mezzogiorno, sipas së cilës, kamioni kishte mbërritur nga Shqipëria në Bari dhe ndodhej në zonën doganore të portit.

Një person i paidentifikuar ka kryer grabitjen dhe siç shikohet edhe në pamjet e kamerave brenda zonës portuale, ai i pashqetësuar nga askush është u larguar bashkë me kamionin, duke humbur gjurmët.

Këpucët janë të prodhuara nga firma "Donianna", një ndërmarrje shqiptare lider në këtë sektor, që prodhon 4 mijë këpucë në ditë dhe eksporton mallin në Italia. Në krye të kësaj ndërmarrjeje është Donika Mici, një sipërmarrëse e re, ika më e mirë e Shqipërisë së milleniumit të tretë.

Një kamion i kësaj firme ishte vjedhur korrikun e vitit të shkuar 2013, po në portin e Barit. Por në atë rast, kamioni ishte parkuar në zonën e lirë, dmth larg syve "elektronikë" dhe kontrollit të policisë që kontrollon portin.

Ndërsa goditja e fundit është bërë në zonën doganore të mbrojtur edhe nga forcat e rendit. Ndërmarja shqiptare që ka denoncuar vjedhjen, ka kërcënuar se nuk do të shkelë më në Bari dhe do të gjejë rrugë të tjera për të hyrë në Itali.

E pikërisht dje sipërmarrësi i njohur Kalabrez, Pippo Callipo, - mallrat e të cilit ishin bllokuar për shkak të një interpretimi të veçantë të ligjit për etiketimet -- ka kërcënuar se nuk do të shkelë më në Bari. E pas deklaratës së tij, menjëherë malli është zhbllokuar.

Share This Video


Download

  
Report form