A1 Report - Tirane, Julian Sinani i arrestuari si vrases me pagese

Report TV 2015-08-21

Views 71

TIRANE- Policia e kryeqytetit arrestoi në flagrancë sot më 25 janar 2014 një 27-vjeçar i dyshuar si vrasës me pagesë. Julian Sinani, lindur në Elbasan dhe banues në Vlorë, u kap në afërsi të zonës së "21 Dhjetorit" në Tiranë, si dhe iu gjet një armë zjarri tip pistoletë TT.

Sipas policisë së Tiranës, "pas hetimeve të kryera mbi këtë shtetas, dyshohet se është autor i disa ngjarjeve të rënda në Tiranë, i dyshuar si vrasës me pagesë, brenda dhe jashtë vendit."

Në momentin e arrestimit, 27-vjeçari ishte në shoqërinë e një vajze, dhe të dy personat u shoqëruan nga dy oficerë të drejtorisë së Policisë për në dhomat e izolimit.

Në cilësinë e provave materiale 27-vjeçarit iu sekuestrua një pistoletë, një aparat fotografik dhe një iPad, ku dyshohet se i riu me këto sende ishte i përfshirë në veprimtari kriminale.

Këto prova materiale janë vëzhguar dhe nga vetë ministri Tahiri, i cili në ato momente ndodhej në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës duke u informuar për operacionin në të cilin u arrestua Ilir Kupa.

Ndërkaq, strukturat e policisë po punojnë për të dokumentuar përfshirjen e tij, në disa ngjarje duke bashkëpunuar me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Share This Video


Download

  
Report form